Mot me diell dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.