Mot me diell dhe me vranësira lokale
Shkup, 26 mars – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale, Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëvizë prej -3 deri 4, ndërsa maksimalja prej 15 deri 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ngrohtë. Temperatura minimale do të zbresë deri 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 21 gradë.
Në ditën e dytë të fundjavës do të përqendrohet mot me diell dhe i ngrohtë. Më pas do të ketë rritje të konsiderueshme të vranësirave, ndërsa të hënën do të ketë reshje lokale të shiut. Gjatë javës së ardhshme do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.

