Morena vjen në poza verore
Derisa jemi në periudhën e ditëve të nxehta, në rrjetet sociale gjithnjë e më shumë shohim imazhe, në të cilat bukuroshet e njohura shfaqen me bikini.
Këtu nuk bën përjashtim Morena Taraku, e cila njihet për linjat e admiruara trupore.
Modelja e shndërruar në këngëtare përcillet nga më shumë se 1.3 milion ndjekës në Instagram, ndërsa imazhet atraktive janë ato që priten me kërshëri.
Në fotografitë e reja, bukuroshja ka pozuar e veshur me bikini që i ka mbuluar me material transparent.
Fotografitë, në të cilat Morena vë në plan të parë bukurinë e saj, kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat. /Telegrafi/