Mjeku Beqarovski qorton kolegët nga KSI: Po i dekurajoni qytetarët të vaksinohen

Shkup, 20 gusht – Mjeku Niko Beqarovski, ka dërguar apel deri te kolegët e tij mjekë, anëtarë të komisionit për sëmundje ngjitëse, që të rishikojnë edhe një herë masën e vendosur që në qendra tregtare dhe në kafene të mund të hyjnë personat që e kanë kaluar covidin por vetëm në 45 e fundit, informon Zhurnal.
Sipas tij, kjo masë është qesharake dhe nënçmuese për personat tjerë të cilët e kanë kaluar virusin sepse edhe të tjerët gëzojnë antitrupa në trupin e tyre.
Antitrupa kanë sikur personat që e kanë kaluar virusin brenda 45 ditëve, sikur ata që e kanë kaluar përshembull para 6 muajve.
“Në mbledhjen e parë rishikoni vendimin e pakuptimtë për personat që me të vërtetë e kanë kaluar virusin, dhe në vend 45 ditë, bëjeni me 9-12 muaj logjike. Ata njerëz e kanë kaluar tanimë një golgotë, kanë imunitet dhe mos i dërgoni me forcë në krahët e promovuesve antivaksinë.
Vendimi një ditë pas dozës së parë të keni të gjitha të drejtat është e pabazë edhe sipas mjekësisë, dhe është mënyrë e gabuar për të stimuluar qytetarët për vaksinim!!!. Të nderuar kolegë, të qëndrojmë ashtu siç më mirë dimë, mjekë, e jo politikanë!!!”, ka apeluar mjeku Beqarovski.//Zhurnal.mk