Mjekët dhe ministri Filipçe me qëndrime jo të njejta, vaksinimi i atyre që kanë kaluar virusin i palogjikshëm

Shkup, 12 gusht – Mjeku Nikolla Panovski, në një intervistë për Prizma, shprehet se nuk pi ujë insistimi qeveritar që të vaksinohen me dy doza ata që e kanë kaluar një herë korona virusin.

Sipas tij, disa hulumtime kanë treguar se mjafton vetëm një dozë e vaksinës, informon Zhurnal.

Ai argumenton se mijëra persona që kanë kaluar covidin, kanë sasi të madhe të antitrupave, në shumë raste madje dhe më tepër se sa që krijohen nga vaksinimi, dhe për këtë nuk ka logjikë që ata të vaksinohen.

“Kjo nuk ka lidhje as me mjekësinë, as me epidemiologjinë. Nga ana tjetër, që të hënën mund të vaksinoheni dhe pas 15 minutave të uleni në kafe. Ndërsa imunitetin do ta fitoni në nëntor apo në dhjetor”, thotë Panovski.

Këtë pohim ai e konfirmon nga një hulumtim nga fakulteti mjekësor, i cili ka dëshmuar se një dozë e Pfizer, është e mjaftueshme për ata që e kanë kaluar covid.

Insistimi të vaksinohen edhe ata që e kanë kaluar covid me dy doza është më tepër e palogjikshme, thotë profesori, përshkak se është dëshmuar që të vaksinuarit infektohen diku shtatë herë më shpesh se ata që e kanë kaluar virusin, informon Zhurnal.

Gjithsesi, ai paralajmëron se këto të dhëna nuk duhet të dekurajojnë njerëzit që e kanë kaluar virusin të vaksinohen.

“Vaksina do u’a shpëtojë jetën por nuk do ta parandalojë sëmundjen. Kjo është e vërtetë”, thotë ai.

Se vaksina funksionon, tregojnë dhe numrat nga vendet që më herët filluan me imunizim sikurse SHBA, Britania dhe Izraeli.

“Në Amerikë, në janar apo vitin e kaluar në nëntor, në 100 mijë raste kishte 3500 të vdekur, ndërsa tani vdesin 400 që dmth për shtatë herë është ulur vdekshmëria dhe kjo është efekti i vaksinës.

Nga ana tjetër, gjithashtu edhe drejtori i Institutit për Imunologji, mjeku Aleksandar Petliçkovski, në deklaratë për Tv24, thotë se propozimi është që të pritet nga 1 deri në 6 muaj pasi të keni kaluar virusin.

“Nuk ka dilema që një sëmundje e kaluar lë imunitet dhe ai imunitet zgjatë pothuajse gjashtë muaj. Për këtë arsye propozohet që të shkohet me vaksinim i cili do të përforcojë dhe do të stimulojë imunitetin etk qytetarët që kanë kaluar virusin”, thotë ai.//Zhurnal.mk