Mitrovicasi ia vë zjarrin një kafiterie

Një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës është arrestuar, pasi dyshohet se ia ka vënë zjarrin një lokali-kafiterie, ku për pasojë është djegur dera e lokalit dhe një pjesë e tepihut është dëmtuar.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, rreth orës 17:30. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.