Miratohet Komisioni për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike

Me 67 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e miratoi formimin e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Kjo pikë u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), derisa Komisioni do të ketë mandat gjashtëmujor.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme dhe se do të ketë punë të mëdha.