Ministrja Petrovska në konferencën rajonale “Paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”

Shkup, 14 dhjetor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska do të mbajë fjalim në hapjen e konferencës rajonale “Paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, e cila sot dhe nesër mbahet në Shkup.
Konferenca rajonale është në organizim të Qendrës për hulumtime dhe krijimin e politikave dhe konzorciumit SMART Ballkan.
Siç paralajmërojnë organizatorët, në konferencë do të mbajnë fjalim edhe Kristin Melsom, ambasadore e Mbretërisë së Norvegjisë për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, Marija Ristevska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për hulumtime dhe krijimin e politikave – CIKP dhe Dajana Cvjetkoviq, menaxhere programore e SMART Ballkan nga Qendra për promovimin e shoqërisë civile nga BeH.
Konferenca rajonale është pjesë e projektit SMART Ballkan – shoqëri civile për Ballkan të ndërlidhur Perëndimor, i cili ka për qëllim të kontribuojë për përforcimin e demokracive participuese dhe integrimeve eurpoatlantike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa zbatohet në partneritet mes Qendrës për avancimin e shoqërisë civile (CPCD) nga BeH, Qendrës për hulumtime dhe krijimin e politikave (CIKP) nga Maqedonia e Veriut dhe Institutit për demokraci dhe ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.