Ministria e Mbrojtjes dhe UKIM do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

Shkup, 26 janar – Në hapësirat e Rektoratit të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot do të nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe UKIM.

Memorandumi do të nënshkruhet nga ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe rektorja e UKIM, prof d-r Biljana Angelova.

Siç informojnë nga ministria e Mbrojtjes, memorandumi përfshin disa forma të bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke përfshirë realizimin e mësimit praktik për studentët, dhënien e rekomandimeve për punësimin e studentëve më të mirë nga UKIM në fushat me interes të mbrojtjes, bursë për studentë nga specialitete kritike, si dhe promovim i profesionit ushtarak të studentëve të Universitetit.