Ministria e Financave ekzekuton pagat e sektorit publik

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore.

Sipas MF-së, përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as sot nuk e kanë bërë përditësimin e listave për të relefktuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që sipas ministrisë, ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar.