Ministri Sali në takim pune me Shoqatën Nacionale të Infermierëve, Teknikëve dhe Akushereve
Shkup, 5 prill – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me zv.ministrin Vlladimir Rendevski, zhvilluan takim pune me përfaqësues të Shoqatës Nacionale të Infermierëve, Teknikëve dhe Akushereve në RMV.
Siç njofton ministri Sali, në takim u diskutua për çështjet thelbësore në fushën e infermierisë dhe një nga prioritetet është hartimi i Ligjit për infermierinë, i cili do t’i rregullonte problemet e shumta që janë akumuluar në vitet e fundit.

