Ministri Krasniqi në Izrael, takime me zyrtarë shtetëror
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi po vazhdon vizitën e tij në Izrael. Ai ka zhvilluar takime me zyrtarë shtetëror atje me qëllim të thellimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Siç bëhet e ditur nga MAPL-ja, Krasniqi fillimisht është pritur në takim nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Idan Roll, me të cilën kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve duke u fokusuar në mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunave të Kosovës dhe të Shtetit të Izraelit, shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve së më efikase për qytetarët.
Ministria që ai drejton ka njoftuar edhe për një tjetër takim të Krasniqit në shtetin izraelit.
“Ministri Krasniqi është pritur në takim nga Zëvendës Drejtorja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësja e Divizionit për Euro-Azi, Simona Halperin, me të cilën kanë biseduar për prioritetet e dy qeverive në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm lokal, iniciativat e dy ministrive dhe programet konkrete për bashkëpunim në mes të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.