Ministri i Drejtësisë u takua me kryetaren e Odës së vlerësuesve, Mlladenovska

Shkup, 26 janar – Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga sot u takua me kryetaren e Odës së vlerësuesve, Valentina Mlladenovska.

Në takim u bisedua për problemet në ligjin aktual dhe aktivizimin e grupit të punës i cili do të duhet të hartojë Ligj të ri  për vlerësim.

“Është dakorduar që  takimet  e grupit të punës të intensifikohen  nga java e ardhshme  dhe në të njëjtat të kyçen në mënyrë shtesë edhe  përfaqësues të Gjykatës Themelore Penale, Gjykatës Themelore Civile, Gjykatës Administrative dhe Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë”. thuhet në kumtesë.