Ministri Besimi takohet me përfaqësuesit e thesarit të SHBA-së

Uashington, 22 Prill – Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e lartë të Thesarit të SHBA-së.

Në takim SHBA, edhe njëherë konfirmon mbështetjen e integrimit të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE, ku si aleatë të NATO-s, të dy vendet do të bashkëpunojnë në projkte të përbashkëta që kanë rëndësi të madhe për avancimin e bashkëpunimit.

Njëkohësisht, SHBA-ja nëpërmjet Zyrës për asistencës teknike të Thesarit të SHBA-së , do të ofrojë asistencë teknike në përforcimin e menaxhimit të financave publike, efikasitetin, transparencën, llogaridhënien e financave publike.

Këto ishin konkluzionet nga takimi i ministrit të Financave, Fatmir Besimi me ushtruesin e detyrës zëvendësndihmësin e sekretarit për Evropën dhe Euroazinë, Brian McCauley, këshilltarin e sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Brent Nieman dhe zëvendësndihmësin e sekretarit për përkrahje teknike në Thesar, William Larry MacDonald.

Besimi në këtë takim theksoi se zhbllokimi i procesit integrues do të reflektojë pozitivisht në stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Njëkohësisht, angazhimi aktiv i SHBA-së për këtë çështje do të ishte me rëndësi vendimtare. Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe realizimin e projekteve të reja që do të realizohen në bashkëpunim me USAID-in dhe me Ambasadën e SHBA-së në vend.

Të dyja palët u dakorduan se aktualisht, zgjidhja e krizës energjetike dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve si faktorë kyç për sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar është vendimtare.