Milloshoski: Ende nuk ka përgjigje nga kryeministri Kovaçevski, për bisedat mes Shkupit dhe Sofjes
Shtip, 12 prill – Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ende nuk ka përgjigje të kërkesës së dërguar deri te kryeministri Dimitar Kovaçevski që të mbajë fjalim para Komiisonit për politikë të jashtme në Kuvend dhe t’i ndajë informatat dhe hollësirat nga projekt dokumentet nga bisedat mes Shkupi dhe Sofjes, tha deputeti Antonio Milloshoski, i cili sot ishte për vizitë në komunën e Shtipit.
Sipas tij, kjo është shenjë se kryeministri Kovaçevski dëshiron diçka të fsheh nga deputetët dhe opinioni.
“Çmojmë se është koha që Kovaçevski ta tregojë kapacitetin e tij demokratik, të mos frikohet, të vijë para deputetëve dhe të thotë se çka ka për të biseduar me Bullgarinë dhe nëse nuk është i gatshëm për seancë, mund të organizojmë edhe seancë të mbyllur ku do t’i debatonim këto tema”, thotë Milloshoski.
I pyetur nëse ka diçka që qarkullon si informatë, Milloshoski me përgjigje se prej burimeve të tyre diplomatike, ka përgatitur non pejper, i cili, siç thotë, qarkullon mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme.
“Por tani për tani, ai mbahet në fshehtësi dhe nuk ndahet me deputetët tanë”, thotë mes tjerash Milloshoski. /Zhurnal.mk

