Milevski: Ziadin Sela i vetmi që po e pengon procesin për një njësi zgjedhore

Shkup, 27 mars – Tani jemi më së afërmi që të fitojmë një njësi zgjedhore. Për fat të keq, një pjesë e partive politike hezitojnë në këtë proces, nuk e di pse”, tha mbrëmë kryetari i PLD-së, Goran Milebski, transmeton Zhurnal.

Siç theksoi Milevski në Sitel, nga simulimet që mund të bëhen nga zgjedhjet e fundit nëse do të jenë gjashtë njësi ose një njësi zgjedhore me cenzus, tregojnë se dallimi mes deputetëve është plus minus një.

Milevski konsideron se mund të gjendet konsensus tek të gjithë dhe të bëhet një njësi zgjedhore me prag prej 2,5%.

“Mendoj se të gjithë do të pajtoheshin me 2,5%. I vetmi që e pengon këtë proces është Aleanca për Shqiptarët me Ziadin Selën. Këtu nuk duhet të akuzohet BDI-ja dhe të akuzohet LSDM-ja, sepse këto janë akuza të opozitës. BDI asnjëherë nuk kanë thënë se nuk bisedojnë, për ta është i pranueshëm me gjashtë njësi por asnjëherë nuk kanë thënë se nuk janë për një njësi zgjedhore. Janë këtu për të biseduar”, thotë Milevski.//Zhurnal.mk