Mickoskit i pranohen dy padi në gjykatë, kundër LSDM-së dhe kundër Integrës
Shkup, 1 prill – Gjykata Themelore në Shkup ka miratuar dy padi të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kudnër LSDM-së dhe kryetarit të Integrës, Ljupço Ristovski, informon Zhurnal.
Në rastin për padinë kundër LSDM-së, gjykata ka vendosur që partia në uebfaqen e saj zyrtare, me qëllim që të dëmtojë imazhin e paditësit, ka publikuar të pavërteta se “Mickoski është borxhli i përjetshëm i Gruevskit. Ai e ka patjetër të mbrojë dhe të veprojë ashtu siç dëshiron Gruevski. Politikat e Mickoskit janë politika të Nikolla Gruevskit”.
Gjykata ka konfirmuar se LSDM e ka ofenduar Mickoskin me publikimin e të pavërtetave dhe rrënimin e imazhit me deklaratën se “Mickoski është piun i cili është pasuruar falë shefit dhe mentorit të tij”.
LSDM ka publikuar të pavërteta edhe me deklaratën se “Në vitin 2015, Gruevski i ka ndarë Mickoskit dhe firmës së tij “Energotek DOO”, 33 mijë metra katrorë tokë shtetërore për ndërtimin e hidrocentraleve. Firma është 99% në pronë të Mickoskit, dhe jo 7% siç po e gënjen opinionin”.
Përskaj LSDM-së, Mickoski përmes rrugës gjyqësore e fitoi edhe Ljupço Ristovskin nga Integra.
Gjykata ka konfirmuar se i padituri Ristovski me qëllim për të rrënuar imazhin e Mickoskit, ka publikuar të pavërteta se VMRO-DPMNE dhe lidershipi i saj ka qenë kundër interesave nacionale maqedonase./Zhurnal.mk

