Mickoski: Qeveria po krijon tensione në vend të punojë në standardin e mësimdhënësve

Shkup, 18 prill – Në vend të punojë në standardin e mësimdhënësve që arsimojnë brezat e rinj, Qeveria në mënyrë plotësuese po krijon tensione dhe bën të ndjehen jokomod në vendin e tyre, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“E njëjta kjo qeveri, ish ministrja për Punë dhe Politikë Sociale dhe Arsim, Milla Carovska nga foltorja e LSDM-së në vitin 2015 ka mbajtur konferencë shtypi dhe ka thënë se është e garantuar me Kushtetutë e drejta e grevës së të punësuarve në arsim dhe shkencë. Ashtuqë është e turpshme sjellja e kësaj qeverie. Në vend të punojë në standardin e atyre që edukojnë fëmijët tanë që mbikëqyrin fëmijët tanë, t’i motivojë, ajo krijon tension dhe revoltë dhe i bën këta njerëz të ndjehen jokomod në vendin e tyre”, tha Mickoski gjatë vizitës në komunën e Ilindenit.

Sipas liderit opozitar, oferta e Qeverisë pa marrëveshje me shkrim për rritjen prej 10 për qind të pagave të mësimdhënësve dhe të punësuarve në kopshte në kushte të shtrenjtimit të ushqimit, naftës dhe rrymës, është siç tha ai “të vazhdojë të vjedhë dhe të keqpërdorë paratë e qytetarëve”.

“Atë që e ofroi Qeveria është të vazhdojë të vjedhë dhe të shpenzojë paratë e qytetarëve pa ndonjë qëllim. Siç munda të kuptoj, gojarisht 10 për qind rritje e pagës së mësimdhënësve dhe të punësuarve në kopshte pa pasur një marrëveshje me shkrim, pas një rebalanci të buxhetit që askush nuk e di se kur do të ndodhë apo nëse do të ndodhë fare”, tha Mickoski./Zhurnal.mk