Mickoski: Po përballemi me shumë probleme me fqinjin tonë, Bullgarinë

Shkup, 15 shkurt – Maqedonia po ballafaqohet me shumë probleme me fqinjin tonë lindor – tha kryeministri Mickoski në konferencën e organizuar nga Foreign Policy, e cila u mbajt si një ngjarje anësore në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kur parlamenti i njërit prej shteteve më të reja anëtare të BE-së mohon identitetin maqedonas, mohon gjuhën time amtare, gjuhën maqedonase, e cila është gjuhë zyrtare në Kombet e Bashkuara që nga viti 1945 dhe është e kodifikuar ndërkombëtarisht që nga viti 1977, atëherë për çfarë po flasim, tha Mickoski.