Mickoski: Nuk e kam takuar Gruevskin në Budapest

Shkup, 4 prill – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje ishte pretent në selinë e Fides të Viktor Orban në Budapest, ku i priti rezultatet zgjedhore, ndërsa pas fitores së Orbanit, ai publikoi një selfie me kryeministrin hungarez, duke i’a uruar fitoren.

Bashkë me të është edhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Rreth asaj si ndodhi që Mickoski dhe Nikolloski të shkojnë në Budapest për mbështetje ët Orbanit, Mickoski për Fokus tha se për prezencën e tij ka patur ftesë nga Orbani.

“Maqedonia ka mik të madh si Viktor Orban i cili është edhe mik i madh i imi. Është nder për mua të ftohem dhe së bashku me Orbanin dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë t’i presim rezultatet”, deklaroi Mickoski.

Për akuzat e LSDM-së se ka shkuar për urdhëra dhe detyra të reja nga Gruevski, ai sqaron se nuk është takuar me të./Zhurnal.mk