Mickoski: Në takim me Qeverinë hyra i shqetësuar, dola i shqetësuar

Shkup, 2 Tetor – Në Qeveri këtë pasdite është mbajtur takim rreth dy orësh në mes Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski. Në takim siç është njoftuar është diskutuar rreth planit të opozitës për krizën energjetike.

Meqenëse isha i shqetësuar para takimit, ndaj të njëjtin shqetësim edhe tani. Këto ishin fjalët e para të liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Mendoj se në periudhën e ardhshme duhet të punojmë shumë për të kapërcyer të gjitha problemet që padyshim do të na ndodhin. Sepse skenari fillestar, që të kemi në funksion të gjitha objektet tona, është i vështirë për t’u realizuar. Kovaçevski emëroi Kreshnik Bekteshin person kontaktues. Menjëherë pas takimit do ta kontaktojmë dhe do t’i japim kontaktet tona, deklaroi Mickoski.

Gjithashtu Mickoski deklaroi se duhet të jenë funksional tre blloqet në Manastir, një bllok në Osllome dhe dy turbinat në Negotinë, duke përfshirë edhe prodhimin e energjisë elektrike përmes hidrocentraleve. Por një gjë e tillë mund të jetë vështirë e realizueshme.