Mickoski kërkon takim me Kovaçevskin, dëshiron zgjedhje të parakohshme

Shkup, 28 prill – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i ka propozuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski takim publik dhe të përbashkët në të cilin do të bisedojnë dhe dakordojnë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që siç tha, do të jetë vendim natyror për “gjendjen katastrofale në të cilën ndodhet vendi”. Ai i dha afat Kovaçevskit deri më 10 maj që të fraqohet, ndërsa nëse kryeministri e refuzon propozimin, lideri i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se “do të pasojnë hapa serioze dhe deri më tani të pa ndërmarra”.

Ai në takim, theksoi Mickoski, do të propozojë edhe katër ekipe nga VMRO-DPMNE të përbërë nga persona me përvojë dhe persona që janë treguar në të kaluarën, në katër fusha akute – ekonomi, politikë të jashtme, shëndetësi dhe arsim, në të cilat do të detektohen problemet kryesore akute për momentin në vend.

“Nuk kërkojë që Kovaçesvki të përshpejtojë. Le të mendon, e di që do ta këshillojnë të refuzojë. Por, le të mendojë, le të bëjë gjumë, le të këshillohet me më shumë njerëz. Pres përgjigje në dhjetë ditët e ardhshme. Le të jetë afati përfundimtar më 10 maj – të martën. Nëse e refuzon edhe këtë ofertë për takim për dalje nga katastrofa nacionale që po e përjeton Maqedonia, VMRO-DPMNE-ja do kryesojë, më pas do të pasojnë hapa serioze dhe deri më tani të pa praktikuar”, tha Mickoski.

Nëse kryeministri e refuzon ofertën, sipas Miskoskit, kjo do të tregon se shteti nuk ka lidership, ndërsa populli do të duhej “të vjen pas të vetës, për atë se e gjithë kjo ka fillim dhe mbarim”.

Ai nga qytetarët maqedonas kërkoi bashkim dhe mbështje rreth politikave të VMRO-DPMNE-së, siç tha, “që të mund të mposht pushtetin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe që të mund të përmirësohen gabimet nga pesë vitet e ardhshme”.

Mickoski në konferencë për shtyp, tregoi edhe çështjen e negociatave me Bullgarinë duke theksuar se është e papranushme të lejohet shtetet fqinje të përzihen në punët tona të brendshme, dhe pasi “të plotësojmë kriteret për BE, duhet të plotësojmë edhe kriteret e Petkovit, që për atë janë për konsum të brendshëm”.

“Petkovi mbron interesat e tij shtetërore, problemi është se mungon mbrojtja e interesave maqedonase. Pas këtyre interesave nuk qëndron shteti jonë dhe institucionet e tij. Dhe nëse kushti është përmbushja e të gjitha kërkesave bullgare, që do të thotë përmbushje e deklaratës së tyre bullgare, në dëmin tonë, kjo është diçka me të cilën VMRO-DPMNE nuk do të pajtohet asnjëherë. Dhe nëse ka hapje të Kushtetutës, akt i cili parasheh që pjesë e popullit bullgar të përfshihet në preambulën e saj, VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë pa garanci paraprake të shkruara për historinë tonë, për gjuhën tonë maqedonase, pa fusnota artificial , për veçantinë dhe diversitetin tonë kulturor. E përsëris, ta dimë tash, këtë nuk do ta përkrahim dhe nuk do të kalojë”, tha Mickovski.

Mickovski thotë se është i vetëdijshëm se Kovaçevski është “gati të nënshkruajë gjithçka” dhe se ai vetëm po pret të shohë nëse kjo do të kalojë në Bullgari.

“Dhe ndoshta në këtë plastelinë do të kalojë në Kuvendin tonë artificial, por për ndryshime në Kushtetutë duhen dy të tretat, VMRO-DPMNE nuk do ta lejojë atë”, tha në konferencën e sotme për media kryetari i VMRO-DPMNE-së.