Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili zëri i personave me nevoja të veçanta

Shkup, 12 tetor – “Në Çair, çdo qytetar do ta ketë vendin e tij në punë, në institucion, në jetën publike dhe në çdo hap të përditshmërisë”. Me këtë mesazh të qartë, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeverisës VLEN, z. Izet Mexhiti, e hapi konferencën e sotme për shtyp, duke paraqitur vizionin e tij për një Çair të barabartë dhe përfshirës, ku dinjiteti njerëzor dhe mundësitë e barabarta janë në qendër të çdo politike lokale.
Më poshtë e gjeni fjalimin integral të kandidatit Izet Mexhiti:
Në konferencën e sotme do të flasim për barazi, mundësi dhe dinjitet, për të drejtën që çdo qytetar i Çairit të ketë vendin e tij në punë, në institucion, në jetën publike dhe në çdo hap të përditshmërisë. Në programin tonë, kujdesi dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është një nga shtyllat kryesore. Në bashkëpunim me organizatat që punojnë në këtë drejtim, do të ndërtojmë politika afatgjata për akses në arsim, në shërbime shëndetësore, në transport dhe në hapësirat publike.