Metodija Dimovski është emëruar sekretar i ri i përgjithshëm i Qeverisë

Shkup, 12 prill– Metodija Dimovski është emëruar sekretar i ri i përgjithshëm i Qeverisë në mbledhjen e sotme të qeverisë, konfirmuan nga Qeveria për MIA-n.

Dimovski është anëtar i Këshillit Inspektues nga sfera e mjedisit jetësor dhe mbrojtje të shëndetit të njerëzve, ndërsa deri më tani ka punuar në shumë vende të punës dhe vende udhëheqëse në administratën publike, në organizata ndërkombëtare dhe si konsulent i pavarur.

Zgjedhja e Dimovskit vjen pasi Muhamed Zeqiri dha dorëheqje pas akuzës së ngritur për të për keqpërdorim të pozitës zyrtare./Zhurnal.mk