Meta: Të krijohet komision i posaçëm parlamentar, të ofrohet zgjidhja më e mirë për Parkun e Butrintit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta vlerëson se çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit tashmë hyn te çështjet e rëndësisë së veçantë dhe kërkon që të krijohet një komision i posaçëm parlamentar për të ofruar zgjidhjen më e mirë për Parkun e Butrintit.

Një ditë pas riktheu për shqyrtim marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit, në një deklaratë për shtyp, Presidenti përmendi disa shkelje, që sipas tij po bën qeveria, në një nga trashëgimitë më të rëndësishme kulturore në vendin tonë.

“Në një pasuri me vlerë të tilla, duhej marrë ekspertiza e zyrës së UNESCO-s. Në këtë marrëveshje administrative, a janë përfshirë të gjitha zonat e miratuara si Park Kombëtar? Nëse jo, cili do të jetë destinacioni dhe niveli i administrimit të tyre?”