Meta takon ambasadoren e Greqisë: Domosdoshmëri forcimi i demokracisë e shtetit të së drejtës për rrugën europiane të Shqipërisë

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e Greqisë në lidhje me proceset integruese.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/747249693436935

“Mirëprita në takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, znj.Konstantina Kamitsi.

Shpreha në emër të Partisë së Lirisë gatishmërinë për të punuar në forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona.

E falënderova Ambasadoren për mbështetjen e Greqisë në lidhje me proceset integruese në Bashkimin Europian, si dhe parashtrova domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë e të shtetit të së drejtës, për avancimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, ka shkruar Meta.