Meta: Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e partisë në Elbasan, deklaroi edhe njëherë se shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha.
Sipas tij shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe se qeveria do të përballet me popullin.
“Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat, që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar, po trafikojnë të gjitha interesat e këtij vendi, për arsye se janë peng”, deklaroi Meta.