Meta shkon në selinë e PD-së, takohet me Flamur Nokën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se Meta do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk është i pranishëm.

Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi. Sakaq, kujtojmë që ky është takimi i parë për këtë vit mes aleatëve opozitarë. Priten detaje për të zbuluar më shumë rreth arsyes së këtij takimi.