Mësimdhënësit: Pagat mizore krahasuar me punën
Shkup, 16 prill – Profesioni i mësuesisë është human dhe tejet i rëndësishëm, ndërsa pagat në arsim janë mizore. Kështu shprehen mësimdhënësit të cilët kërkojnë pagë dinjitoze për një jetësë normale.
Ata thonë se janë të pëkushtuar maksimalisht në punën që bëjnë sepse profesioni i tyre luan rol të rëndësishëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja. Standardi jetësor është shtrejtuar, ndërsa pagat janë tejet të ulta krahasuar me punën që realizojnë. Thonë se rritja e pagave do të ishte motiv shtesë për ta.
“Paga jonë është diku rreth 25 mij denarë, nëse flasim për pagën fillestare mendoj që po nëse rritet do të motivohen të tjerët, por nëse ne marrim më tepër pagë dhe të motivohemi të bëjmë më shumë punë jo, ne duhet punën ta bëjmë edhe me pagën që e kemi, mirëpo për të pasur jetë ashtu siç duhet me rritjen dhe me përmirësimin e kushteve patjetër se do të ketë efekt më tepër se pozitiv” – tha arsimtarja Nazlie Miftari – Memeti.
“Jeta është shtrenjtuar, por ne po kërkojmë atë çka na takon neve, mirëpo neve nuk e dimë se çfarë kahje ka marrë Ministria dhe Sindikata, nuk e di pse neve të na detyrojnë mësuesit të shkojmë në punë të mos japim mësim, kjo nuk është mirë. Unë kam ndjerë veten shum keq dje dhe sot që nuk jam në praninë e nxënësve” – u shpreh arsimtari, Skender Kryeziu.
SASHK dhe stafi i mësimdhënësve presin propozim konkret me përqindje konkrete për rritjen e pagave nga ana e MASH-it.

