Merr fund pengmarrja në Elbasan, kapen autorët, lirohet adoleshenti

Autorët e pengmarrjes në Elbasan janë arrestuar tashmë nga Policia. Burime i thanë Dosja.al se autorët janë arrestuar dhe adoleshenti është marrë me forcë nga një makinë. 

“Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e ngjarjes, ndërkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet”, njoftoi policia në mesnatë.