Merr flakë një banesë në Lukovë, dyshimet e para

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Policia njofton se rreth orës 18:20, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. G në Lukovë.

Zjarri dyshohet se ka qenë pasojë e një shkëndije elektrike.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.