Mehaj: Zhvillimin e ushtrisë tonë, do ta bëjmë duke kujtuar sakrificën dhe mundin e Jasharëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot është takuar me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Mehaj përmes një postimi në FAcebook, ka thënë se gjatë rrugës për zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës, nuk kishin si të mungonin këshillat e bacës Rifat.

“Ai është heroi i gjallë mes nesh, i cili vazhdimisht përkujdeset që me mesazhet e tij të unifikoj të gjithë. Në rrugën që kemi përpara, vetëm bashkë mund të ecim. Baca Rifat i ka dhënë shumë kombit tonë dhe asnjëherë nuk ka marrë asgjë, ai është trashëgimia më e rëndësishme e qëndresës tonë heroike”, shkroi Mehaj.

Në fund ai ka thënë se zhvillimin e ushtrisë do ta bëjnë gjithmonë duke kujtuar rrugën, sakrificën dhe mundin e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë.