Mediu dhe Duka e propozuan për president, Dashamir Shehi reagon për herë të par

Dashamir Shehi është emri që dy nga deputetët e opozitës Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë diskutuar si një propozim të mundshëm për President të Republikës së Shqipërisë.

I kontaktuar nga Abcnews, Shehi u shpreh falënderues ndaj kolegëve të tij për propozimin, por shtoi se kjo mbetet një hipotezë, pasi janë dhe grupet e tjera në parlament që përfaqësojnë dhe ato opozitën që do të paraqesin emrat e tyre.

Shehi theksoi se nëse palët do të propozonin emrin e tij, ai do e mirëpriste, por në fund do të jetë Rama dhe mazhoranca ata që do të vendosin për zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama. Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë. Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike”, deklaroi Shehi.