Më së shumti shi ka rënë në Kumanovë 22 litra në metër katrorë

Shkup, 30 maj – Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Kumanovë 22 litra në metër katrorë, në Pozharanë 16 dhe në Krushevë 12 litra, informoi DPHM.

Gjatë natës moti ishte i ndryshueshëm me vranësira, në veriperëndim me shi lokal. Mëngjesin e sotëm moti është me diell me vranësira të vogla deri mesatare. 

Sot paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nga mesdita i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 21 deri 27 gradë.

Në Shkup paradite me vranësira mesatare, pasdite në disa lugina moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 26 gradë