Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës

Shkup, 22 dhjetor – Në Berovë në orën 7 të mëngjesit janë matur -5 gradë, -3 në Manastir dhe Shkup-Petrovec, -2 në Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Tetovë, -1 në Veles, Kavadar, Kodra e Diellit dhe Vinicë, 0 në Shkup-Zajçev Rid, Hanet e Mavrovës, Pretor, Krushevë, Kumanovë, Gjevgjeli, 1 në Ohër, 2 në Dojran.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se në Hanet e Mavrovës ka 35 centimetra borë, Krushevë 20, Kodrën e Diellit 14 centimetra.
Gjatë natës, informon DPHM, nga perëndimi filluan reshjet e shiut, në pjesët malore të borës. Këto reshje deri në mëngjes u zgjeruan drejt lindjes veçanërisht përmes anës veriore ku kishte kushte për paraqitje të ngricave, por edhe paraqitje të borës në vendet më të larta. Në mëngjes në disa vende fryn erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
“Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes me paraqitje të ngricave në pjesët veriore dhe nga mëngjesi me reshje të përkohshme shiu, ndërsa në pjesët malore të dëborës që do ta rrisë shtresën e dëborës. Kryesisht në pjesët më të larta perëndimore dhe veriore do të bie borë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, përgjatë Vardarit erë veriperëndimore, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë perëndimore, e cila në disa vende përkohësisht do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12 gradë. Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme shiu. Në mëngjes në disa pjesë të rajonit do të ketë kushte për paraqitje të ngricave, ndërsa gjatë ditës në vendet më të larta do të bie borë e përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 6 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.