Me ftesë të Orban, Mickoski dhe Nikoloski presin rezultatet tek selia e Fidesz

Budapest, 3 Prill – Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski dhe nënkryetari Aleksandar Nikoloski sot bashkë po qëndrojnë në Budapest me ftesë të Viktor Orban për të pritur rezultatet e zgjedhjeve, ku kreu i Fidesz garon për një mandat të katërt për kryeministër.

Me ftesë të mikut tonë të madh të Maqedonisë, Viktor Orbán sot së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski presim rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, në selinë qendrore të Fidesz. Presim një fitore të re, të katërt radhazi për Fidesz dhe një mandat të ri të katërt radhazi të kryeministrit Viktor Orban, shkruan kështu Nikoloski.