Mbyllet spitali Covid në Tiranë, pacientët transferohen në spitalin “Nënë Tereza”

Pas dy viteve pandemi, spitali Infektivi që shërbeu si qendra kryesore për shtrimin e të sëmurëve me coronavirus në Shqipëri nuk do të shërbejë më si spital Covid.

Spitali në Tiranë që përballoi ngarkesën më të madhe të trajtimit të rasteve me coronavirus, është boshatisur për t’iu nënshtruar rikonstruksionit. Pacientet transferohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Numri i pacientëve të shtruar është ulur ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se është shënuar 1 viktimë nga coronavirusi, ndërsa rastet e reja ishin 36. Pacientët që po marrin trajtim aktualisht janë 23. Ndërsa vetëm 3 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.