Mbyllet procesi i primareve në Bashkinë Kukës/ Ja kush u shpall fitues
Partia Demokratike ka njoftuar se kandidati fitues i Primareve në Bashkinë Kukës ka rezultuar Emri Vata.
Përmes një njoftimi për shtyp, PD bën me dije se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues u shpall kandidati Emri Vata.
Kujtojmë se në këtë garë morën pjesë kandidatët Ardian Sokol Elezi, Emri Haxhi Vata, Gëzim Beqir Shehu, Uran Rakip Cengu, Ylber Haxhi Zeneli.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023, Primaret në PD Kukës per te zgjedhur kandidatin per zgjedhjet e pjesshme per Bashkine Kukes.
Kandidatë në Primare ishin:
1- Ardian Sokol Elezi
2- Emri Haxhi Vata
3- Gëzim Beqir Shehu
4- Uran Rakip Cengu
5- Ylber Haxhi Zeneli
Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.
Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.”-njofton PD.