Mbyllet “Kobra City”
Pas bastisjes, është mbyllur lokali “Kobra City” në Prizren. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.
Më herët u raportua se bastsisje janë kryer edhe në shtëpinë e Dibran Hoxhës i cili njihet si “Kobra”.
Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri mëngjesin e sotëm policia shqiptare ka njoftuar vdekjen e 31-vjeçarit me iniacialet V. C., dhe plagosjen e R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi. Të njëjtit po barteshin me automjet nga shtetasi A.B., në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për Gazetën Express, se në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha i njohur si “Kobra”.
Policia tha se po intervistohet kryesisht stafi i “Kobra City”.
31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shtetas kosovarë.