Mbolli 440 rrënjë kanabis mes agrumeve dhe vreshtit, vihet në pranga 53-vjeçari në Fushë Milot

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit A.H., 53 vjeç në Fushë Milot, Kurbin, pasi është zbuluar se kultivonte kanabis sativa në tokën e tij. 

Policia ka shtuar se 53-vjeçari kishte mbjell 440 fidanë të dyshuar kanabis sativa ndërmjet agrumeve dhe vreshtit me rrush në tokën në pronësi të tij në fshatin Laskaj.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, vijon me kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. 

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/337339581764727