Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë
Sot do të mblidhet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit, kërkesa për buxhetin e Komisionit dhe shqyrtimi i termave të referencës për Grupin Këshillëdhënës.
Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, raporton arbresh.info.
Pjesë e këtij komisioni janë deputetët e të gjitha partive politike, ndërsa drejtimin do të ketë Partia Demokratike e Kosovës. Kryetar i Komisionit do të jetë Abelard Tahiri, ndërsa nga PDK anëtar është edhe Ilmi Recica.
Nga VV do të jetë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, dhe anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.
Nga LDK, anëtarë të këtij komisioni do të jenë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Ndërsa nga AAK anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

