Mbledhja e Plenumit Parlamentar të Bashkësisë Energjetike në Bruksel

Shkup, 25 maj – Deputetët Dime Vellkovski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike dhe Toni Jarevski, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në punëtorinë për Rregullativën për vendosjen e mekanizmit për rregullimin e kufijve të karbonit (emetimeve) dhe takim i Plenumit Parlamentar të Bashkësisë Energjetike kushtuar çështjeve krzesore të pazgjidhura në fushën e energjisë dhe tranzicionit organizuar nga Sekretariati i Bashkësisë Energjetike që u zhvillua më 23 maj 2023, në Bruksel, në Parlamentin Evropian.

Përveç delegacionit nga Kuvendi, morën pjesë përfaqësues nga parlamentet nacionale të palëve kontraktuese të Bashkësisë Energjetike, anëtarë të Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji të Parlamentit Evropian, përfaqësues nga Sekretariati i Bashkësisë Energjetike dhe Komisioni Evropian.

Në punëtori u prezantua mekanizmi për rregullimin e kufijve të karbonit (emetime), i cili paraqet masë për reduktimin e emetimeve të dëmshme në ajër. Është paraparë të fillojë me zbatim nga 1 tetori 2023 dhe të ketë një periudhë tranzicioni deri më 1 janar 2026 kur do të nisë zbatimi i plotë në praktikë. Me këtë mekanizëm është planifikuar të vendoset tatim importi për importin në BE të energjisë elektrike, çimentos, aluminit, plehrave, produkteve të çelikut dhe hekurit, në varësi të përmbajtjes së emetimeve të dioksidit të karbonit në këto produkte. Parashikohet që tatimi të paguhet nga importuesit nga vendet anëtare të BE-së për produktet që nuk kanë origjinë nga BE, ndërsa vendet anëtare të EFTA-s do të përjashtohen nga detyrimi pasi kanë objektiva të ngjashme dhe zbatojnë politika për të reduktuar emetimin e gazeve serrë të ngjashme me vendet anëtare të BE-së.

Në takim u theksua nevoja e përdorimit të burimeve të reja të energjisë dhe zbatimi i një tranzicioni të gjelbër për të reduktuar varësinë nga importi i energjisë nga Federata Ruse, investime të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike dhe lidhjen energjetike midis vendeve anëtare të BE-së dhe palëve kontraktuese të Bashkësisë Energjetike. Drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë së Energjisë, Artur Lorkovski, në mënyrë individuale prezantoi përparimin në sektorin energjetik të palëve kontraktuese të Bashkësisë Energjetike.

Deputeti Dime Velkovski theksoi se ana pozitive e shfaqjes së krizës energjetike dhe rritjes drastike të çmimit të energjisë elektrike është rritja e vetëdijes së kompanive vendase dhe amvisërive për nevojën e investimit në burimet e ripërtërishme të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike për të përmbushur nevojat e tyre. Në periudhën janar-prill 2023, Komisioni Rregullator për Energjikë ka lëshuar licencat për 161 termocentrale fotoelektrike me fuqi 54.8 MW. Në periudhën janar 2022 deri në prill 2023, në rrjet janë përfshirë kapacitete të reja nga burimet e rinovueshme me një kapacitet total të instaluar prej 207 MW. Pritshmëri të mëdha ka edhe nga realizimi i projektit të hidrocentralit Çebren me fuqi të planifikuar mbi 330 megavat orë.

Republika e Maqedonisë nuk ka burime të veta të gazit dhe e gjithë sasia sigurohet nga importi përmes gazsjellësit të vetëm ndërlidhës me Republikën e Bullgarisë, ku gazi importohet nga Rusia. Në drejtim të diversifikimit të burimeve të furnizimit me gaz, RMV iu afrua projektit për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Aleksandropoli, Republika e Greqisë, dhe në të do të marrë pjesë me 10% të aksioneve të terminalit të gazit.

Në periudhën e ardhshme, më shumë vëmendje dhe investime duhet t’i kushtohet pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme të energjisë në transport. Edhe pse është përgatitur Propozim ligji për biokarburantet në transport, ai ende nuk është dorëzuar në Kuvend dhe nuk është miratuar.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka përgatitur dhe dorëzuar në Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike Plan Nacional për Energji dhe Klimë (PNEK), i cili mbulon periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2030 dhe përcakton rrugën për arritjen e qëllimeve deri në vitin 2030 në pjesën e dekarbonizimit, efikasiteti energjetik, sigurinë në furnizimin me energji. Strategjia për Energjetikë deri në vitin 2040, e cila u miratua në vitin 2019, ka zhvilluar Skenar të Gjelbër sipas të cilit, deri në vitin 2030, investimet në burimet e rinovueshme të energjisë do të kontribuojnë në rritjen e peshës së tyre në bruto konsumin final të energjisë në 30%, gjë që do të kontribuojë gjithashtu në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë me 55% krahasuar me vitin 1990.

Në vitin 2020 është miratuar Ligji për Efikasitet Energjetik dhe me të parashihet edhe formimi i Fondit për Efikasitetin Energjetik. Ky fond pritet të fillojë funksionimin në muajin tetor 2023 dhe fillimisht do të jetë i dedikuar vetëm për objektet publike.

Është përgatitur edhe Draft ligji për aksion klimatik, i cili është shqyrtuar nga grupi joformal parlamentar i gjelbër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe duhet të miratohet në vitin 2023 dhe të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2024. Me këtë ligj rregullohet vendosja e kuadrit për veprime klimatike për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë në atmosferë si dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Një nga qëllimet kryesore të këtij ligji është të kontribuojë në përpjekjet në rritje për të forcuar reagimin global ndaj kërcënimit të ndryshimeve klimatike, në përputhje me qëllimin afatgjatë të Marrëveshjes së Parisit, si dhe të mbështesë përpjekjet për një klimë neutrale në Evropë.