Mbledhja e grupit parlamentar, Peleshi: Në fokus buxheti i vitit të ardhshëm

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha sot se në mbledhjen e grupit parlamentar të mazhorancës, fokusi i diskutimit ishte për buxhetin e ardhshëm.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes, Peleshi tha se “jemi disa javë para diskutimit më të rëndësishme të vitit që është buxheti i ardhshëm ku patjetër duhet përfshirje dhe angazhim, ku qeveria bën punën e vet, por nga ana tjetër edhe grupi parlamentar duhet të bëjë pjesën e vet qoftë në komisione për ta trajtuar buxhetin apo për të bërë ndryshime, amendime dhe sugjerimet e nevojshme dhe per ta ndarë me publikun për zonat që  ata përfaqësojnë”

“Kjo ishte fryma që u materializua sot në mbledhjen e grupit parlamentar për seancën e 19 shtatorit”, tha Peleshi.