Mbi 15 persona të arrestuar në Pejë për fajde, Prokuroria pasdite shpalos detajet

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar sot një aksion kundër krimit të organizuar.

Siç mëson Telegrafi gjatë këtij aksioni janë arrestuar mbi 15 persona si dhe është sekuestruar pasuri e madhe.

Lidhur me detajet tjera Prokuroria e Pejës sot do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në orën 15:00.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.