Mbetet në burg Shefqet Lika, djemtë i dalin në mbrojtje

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat Shefqet Likën, nën akuzën për nxitje/ shkaktim i vetëvrasjes ndaj gruas së tij, Shahe Lika.

Po ashtu ai akuzohet edhe për fshehje të krimit, përmes deklarimit se vdekja e gruas së tij ishte natyrale.

Në sallën e gjyqit për prokurorin Elio Mazreku e gjyqtarin Gerd Hoxha, Lika mohoi përfshirjen e tij në vetëvrasjen e gruas së tij.

Fëmijët e tij nga ana tjetër janë të dyzuar, vajzat fajsojnë babain për vdekjen e nënës së tyre, ndërsa djemtë janë në krahun e të atit

Mbrojtja pretendon se Shefqet Lika, ka probleme mendore dhe në sallën e gjyqit kanë paraqitur dokumentacion për të provuar se gjendja e tij mendore nuk është normale.

Por akuza i hodhi poshtë këto pretendime pasi Lika rezulton se është përdorues i rregullt i alkolit.