Mbështetje nga Departamenti i Shtetit për iniciativën “Ballkani i Hapur” dhe zgjerimin e saj

Shkup, 4 mars – Mbështetje të fuqishme dhe të padyshimtë për integrimin evropian në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht për bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe politik, siç është “Ballkani i Hapur”, shprehën përfaqësuesit e Departamentit amerikan të Shtetit në takimin e punës në Uashington të zëvendës ndihmësit të sekretarit shtetëror dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabril Eskobar me delegacionin qeveritar të përbërë nga koordinatorët nacionalë Marjan Zabërçanec dhe Nolla Ismajllovska Starova dhe këshilltarin e kryeministrit për politikë të jashtme, Edmond Ademi, në kuadër të vizitës së punës në SHBA të grupit rajonal koordinues të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Në takim, informojnë nga shërbimi për informim i qeverisë, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së biseduan për rëndësinë e lidhjes rajonale dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, të mirave dhe shërbimeve. Ata edhe një herë e konfirmuan transparencën e iniciativës për anëtarësim të Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës në të ardhmen.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” ishte vlerësuar si bashkëpunim i cili jep rezultate konkrete, e cila është njohur nga qytetarët, kompanitë dhe institucionet dhe e cila është në linjë me politikat evropiane dhe rregullativat.

“Ballkani Perëndimor ka të ardhme të padyshimtë evropiane, vendet e rajonit duhet të bëhen anëtare të Unionit në afat të arsyeshëm sepse me këtë do të sjellin mundësi të reja për Evropës”, ishte theksuar gjatë takimit.

Në kuadër të vizitës studimore e cila është në organizim të Këshillit Atlantik të SHBA-së, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë takime edhe me përfaqësues të Senatit amerikan, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare NED, NDI dhe IRI.