Matura Shtetërore, 30 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e fundit
Ditën e sotme zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetëroe 2023 , ai i lëndëve me zgjedhje. 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit i cili është caktuar në nisë në orën 10 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

