Matoshi thotë se Rakiq duhet të arrestohet: Albin Kurti e Xhelal Sveçla janë përgjegjës kryesorë
Gazetari Halil matoshi ka bërë një reagim pasi Lista Serbe vendosi të dalë nga institucionet e Kosovës.
Sipas tij, përgjegjës janë Kurti e Sveçla.
Postimi i plotë:
A ka Plan B. Qeveria Kurti?
1.
Në veri të Kosovës po mbretnon paligjësia, rebelimi kaotik dhe vakuumi institucional!
Shteti i Kosovës sot po ballafaqohet me padëgjueshmëni qytetare në veri.
2.
Goran Rakić ka bâ tradhti të naltë kundër shtetit, tue thirrë në rebelim, ai duhet me u arrestu dhe me u përgjegj penalisht, simas Kodit penal të Kosovës!
3.
Albin Kurti e Xhelal Sveçla janë përgjegjës kryesorë dhe të mandatuem për me e rivendosë rendin dhe ligjin.
Paqen.
Vakuumi duhet mbushë me diçka!???
Presim Planin B. të Qeverisë.
Ose rivendosje e rendit në tërë territorin kushtetues të vendit ose dorëheqje!

