Mashtrim me shuma të mëdha parash/ Del para gjykatës së Korçës, Viola Sterjo
Del para gjykatës së Korçës për njohjen me masën e sigurisë Viola Sterjo, e arrestuar tre ditë më parë për mashtrim.
Sterjo u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cileve iu kishte marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR, në vlera që varionin nga 2.2 milion euro në 4.5 milion euro.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi përmbajtja e akteve dhe veprimeve hetimore është sekret, sipas gjykatës.