Marrëveshje për bashkëfinansim në bashkësitë lokale në RMV dhe Serbi

Shkup, 18 prill – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale sot nënshkroi marrëveshje për bashkëfinancimin e shfrytëzuesve të shtatë projekteve që ishin zgjedhur në thirrjen e parë të bashkëpunimit ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë në periudhë nga viti 2016 deri në vitin 2020. Vlera e përgjithshme e projekteve është 1.236.00 euro.

“Jemi të kënaqur që me këtë program janë përfshirë fusha të ndryshme nga aspekti i nxitjes dhe mbështetjes së të rinjve gjatë punësimit, zvogëlimit të përjashtimit social, aktivizimit të potencialeve natyrore dhe kulturore në rajone me qëllim të zhvillimit të turizmit, nga sfera e bashkëpunimit të bizneseve, kështu që në këtë pjesë mund të potencojnë se mbi 98 për qind është shfrytëzueshmëria e këtij programi që është në nivel të kënaqshëm”, deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

Milevski paralajmëroi se në vijim është edhe thirrja e dytë me Republikën e Serbisë, në vlerë prej një milion euro, që sërish do t’u ndahen shfrytëzuesve. Ai shpreson se do të përzgjidhen projekte të mira me të cilat do të përmirësohen disa prej kushteve për jetesë të qytetarëve dhe do të përmirësohet bashkëpunimi midis komunave, organizatave joqeveritare dhe ndërmarrjeve publike midis dy shteteve.

Në thirrjen e parë publike ka shfrytëzueshmëri prej 98 për qind të mjeteve në dispozicion nga BE-ja. Ministri shtoi se është e nevojshme që rregullat dhe procedurat precize të respektohen deri në fund. Në të kundërt, shkurtohen mjetet edhe prej atyre 85 për qind që i siguron BE-ja, por edhe në mënyrë konsekuente me ato 15 për qind që i siguron Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Të gjitha subjektet e interesuara nga rajoni kufitar mund të aplikojnë për mbështetje financiare për realizimin e projekteve të reja në komunat e rajonit deri më 8 qershor këtë vit. Aplikuesit duhet të dorëzojnë projekte dhe të kontribuojnë për zhvillimin e rajonit.

Drejtori i NP “Higjienës komunale” – Shkup, Zudi Enuz deklaroi se, si pjesë e bashkëpunimit me NPK “Komrad” – Vranjë, do të realizohet projekti “Përmirësimi dhe mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësor me zvogëlimin e rreziqeve nga ndotja përmes menaxhimit efikas me mbeturinat”.

“Qëllimi i këtij projekti është të zvogëlohet rreziku për shëndetin e njerëzve dhe ndikimi negativ mbi mjedisin jetësor për shkak të veprimit jo të drejtë me mbeturinat që bëhet edukimi dhe zhvillimi i aftësive të qytetarëve në kuadër të seleksionimit dhe menaxhimit të rregullt me mbeturina dhe zvogëlimi i vendeve për mbetje ose deponitë e paligjshme, përforcimi i kapaciteteve të ndërmarrjeve komunale për zhvillimin e rregullt të mbeturinave dhe rreziqeve. Me projektin janë përfshirë tri komuna të Shkupit, Gjorçe Petrovi, Buteli dhe Saraji”, thotë Enuz.

Ai sqaroi se si pjesë e projektit do të bëhet analizë e pozitës momentale të deponive të paligjshme në rajonin e përfshirë në projekt, pastrimi i deponive të paligjshme, trajnimi i studentëve dhe nxënësve dhe qytetarëve si target grupe të përfshira në projekt, ngritja e vetëdijes ekologjike tek fëmijët për menaxhimin e drejtë me mbetjet, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ruajtja e shëndetit përmes veprimit të drejtë me mbeturinat.

Do të vendosen kontejnerë specialë për mbeturina me kapacitet prej 1,1 metra kub, 120 litërshe dhe dhjetë litërshe, ndërsa do të organizohet edhe vizitë edukative studimore në deponinë RCER Lubjanë – Zelengrad në Slloveni për shkak të shkëmbimit të përvojave.

Buxheti i përgjithshëm i projektit për NP “Higjienën komunale” – Shkup është 76 mijë euro, prej të cilave 15 për qind janë bashkëfinancuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj dhe i njëjti do të zbatohet në pajtim me planin indikativ në kuadër të projektit dhe në pajtim me rregullat e BE-së, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie të plotë për aktivitetet e implementuara.